Granit Shosha: Mobilizim dhe përkrahje e rinisë për kryetarin Shaqir Totaj

Granit Shosha thotë në një postim në Facebook se kandidati për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj po merr përkrahje të madhe nga të rinjtë”

Postimi i plotë:

Përkrahje të madhe këto ditë kandidati për kryetar të Prizrenit, z. Shaqir Totaj, po merr edhe nga të rinjtë. Në takime të ndryshme anë e mban komunës, Totaj dhe shefi i shtabit, Kujtim Gashi kanë takuar shumë të rinj të cilët po e shohin Totajn si kryetarin e ardhshëm.

Në takim me ekipin e të rinjve, kryetari Totaj ka premtuar se do të jetë garancë e mbajtjes së premtimeve dhe të rinjtë do të jenë në fokus të tij qoftë të mbështetjes apo edhe përfshirjes në vendimmarrje.

“Unë do të investoj shumë në sport, kulturë dhe rini. Jam i lidhur me këto tema dhe do të punoj shumë për ti përmbushur pritjet e të rinjve” ka thënë Totaj.

Sonte në mbrëmjë do të mbahet edhe takimi i madh me të rinjtë e qytetit duke filluar nga ora 18.45, në parkun e qytetit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *