Gratë rrihen nga kosovarët, raportohen raste të shumta të dhunës në familje

Gjatë 24 orëve të fundit janë rritur rastet me dhunë në familje, në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës janë raportuar gjithsej 6 raste me dhunë në familje, shkruan Express.

Në Mitrovicë një person ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij, dhe i njëjti me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

“Mitrovicë 12.02.2021-15:20. Është arrestuar i dyshuar mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje dhe duke i kërkuar para  e ka kanosur nënën e tij viktimë femër  kosovare. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, shkruan në raportin e Policisë.

Ndërsa në Prizren është raportuar se një person nën ndikim të alkoolit ka sulmuar fizikisht nënën dhe vëllain e tij, i cili me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtjte.

“Prizren 12.02.2021-22:10.  Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar pasi që i njëjti (nën ndikim të alkoolit) e ka sulmuar fizikisht nënën dhe vëllain e  tij.  I njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”

Në komunat e Gjakovës, Ferizajt dhe Prishtinës, janë raportuar tri raste të dhunës fizike të ushtruara në bashkëshorte.

“Rr. Ali Ibra, Gjakovë 12.02.2021-16:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj  bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. Viktima me tre fëmijët e saj është dërguar ë strehimore ndërsa i dyshuari e vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”

“Ferizaj 08.02.2021-18:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar pasi që i njëjti kishte ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij viktimë femër kosovare. Pas intervistimit me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në  mbajtje.”

“Prishtinë 11.02.2021 – 09:15. Viktima femre  kosovare ka raportuar se pas disa mosmarrëveshje  me bashkëshortin e saj mashkull  kosovar me të cilin është në proces shkurorëzimi  është kanosur nga i njëjti.”

“Pejë (DN: 417-234) 12.02.2021-10:30. Viktima mashkull  kosovar ka raportuar se vajza e tij me probleme psikike e ka sulmuar fizikisht si dhe i ka demoluar disa orendi shtëpiake. Me vendim të prokurorit e dyshuara është arrestuar, dërguar në spitalin rajonal Pejë dhe gjendet nën përkujdesjen e policisë..”, thuhet në raportin e Policisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *