Gruaja në Prizren goditet nga një kabllo e internetit të cilën e këputi një kamion
Një grua ka raportuar se një kamion ka këputur një kabllo të internetit dhe nuk është ndalur.
Ajo ka thënë se kablloja e ka goditur atë dhe i ka shkaktuar lëndime.
“SHKAKTIM I RREZIKUT TE PËRGJITHSHËM – Prizren 31.07.2023 – 14:30. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se duke hecur në trotuar një kamion ka këputur një kabllo te internetit dhe nuk është ndaluar, kabllo godet viktimën dhe i shkakton lëndime, viktima pas tretmanit mjekësor lirohet në shtëpi. Në konsultim me prokurorin rasti iniciohet si me lartë.”