Gruaja në Prizren raporton se bashkëshorti e dëboi nga shtëpia
Një grua në Prizren ka raportuar se bashkëshorti i saj e ka dëbuar nga shtëpia të martën mbrëma, e më pas ka shkuar edhe te familja e saj.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se i dyshuari është shoqëruar në stacion policor dhe pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.
“Prizren 11.04.2023 – 21:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se pas disa mosmarrëveshjeve, bashkëshorti i saj, i dyshuari mashkull kosovar ka ushtruar presion psikik dhe e ka dëbuar nga shtëpia pa dëshirën e saj, pastaj i dyshuari ka shkuar te familja e vajzërisë së viktimës. I dyshuari është shoqëruar në stacion policor. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit i dyshuari të lirohet dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë.