Gruaja nga Prizreni denoncon burrin në polici për dhunë: Më parë kemi tentuar të merremi vesh përmes familjeve
Një rast i dhunës në familje është raportuar në rrugën ‘Bajram Gashi’ në Prizren, ku një grua ka denoncuar në Polici bashkëshortin e saj.
Burimet brenda Prokurorisë bëjnë të ditur se viktima ka deklaruar se qëkur është martuar me të dyshuarin në vitin 2020 e deri para dy muajsh, bashkëshorti i saj ka ushtruar dhunë psikike e fizike.
Ajo ka thënë se më parë nuk e kishte raportuar dhunën në organet kompetente, pasi që kanë tentuar të merren vesh përmes familjeve të tyre.
Sipas burimeve, viktima momentalisht nuk ka lëndime trupore, por kishte pasur para dy muajve kur nuk e kishte raportuar dhunën që i është ushtruar nga bashkëshorti i saj.
I dyshuari (emër i njohur për redaksinë), ndodhet jashtë shtetit dhe për këtë arsye nuk është kontaktuar.
Lidhur me rastin është informuar hetuesi kujdestar, Qendra për Punë Sociale dhe Prokurori i Shtetit, me urdhër të së cilit është inicuar rast “Dhunë në familje”