Vazhdon lirimi i hapësirave publike në Prizren

Inspektorati komunal duke vepruar në bazë të “Vendimit Komunal për Rregullimin e Qytetit dhe Shërbimeve Komunale” ka vazhduar aksionin për lirimin e hapësirave publike. Gjatë ditës së sotme janë ndërmarrë veprime në rrugët; Jusuf Gërvalla, Fehmi Lladrovci, Beteja e Vërrinit, Shkelzen Draga dhe rrugë të tjera brenda qytetit.

Hapësirat publike në këto zona janë liruar duke hequr pengesat e vendosura në hapësira publike në forma dhe mënyra të ndryshme. Janë larguar reklamat e vendosura në trotuare ose në hapësira të tjera publike siç janë shtyllat e ndriçimit publik dhe shtyllat e rrjetit elektrik.

Lirimi i hapësirave publike do të vazhdojë edhe ditët e javët në vazhdim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *