Gruan dhe vajzën e saj nga Malisheva i bëjnë për spital duke i rrahur burri i saj dhe vjehrra

Një burrë nga Malisheva dhe nëna e tij dje gjatë ditës dyshohet se kanë ushtruar dhunë ndaj gruas së të njëjtit dhe vajzës së tij.

Gruaja dhe vajza e saj kanë pranuar tretman mjekësor.

I arrestuar ka mbetur babai i vajzës dhe bashkëshorti i gruas që morën lëndime trupore.

“Malishevë 14.06.2021 – 18:00. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar së bashku me nënën e tij femër  kosovare, ka ushtuar dhunë ndaj vajzës së tij dhe bashkëshortes së tij viktimave femra kosovare. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *