Gurët shemben dhe bllokojnë rrugën në Zym ta Hasit – rruga tashmë është e kalueshme
Përmes një postimi në facebook, Komuna e Prizrenit njofton se nga shembja e gurëve është bllokuar rruga në fshatin Zym. Drejtoria e Shërbimeve Publike me anë të operatorik ekonomik ka reaguar menjëherë dhe ka pastruar rrugën, tashmë rruga është e kalueshme
Postimi i plotë:
Sot gjatë ditës jemi njoftuar për shembjen e gurëve dhe bllokimin e rrugës në fshatin Zym të Hasit, si pasojë e reshjeve të vazhdueshëm të shiut në ditët e fundit.
Drejtoria e Shërbimeve Publike me anë të operatorik ekonomik ka reaguar menjëherë dhe ka pastruar rrugën, tashmë rruga është e kalueshme.
Falenderojmë qytetarët për njoftimin dhe apelojmë për kujdes në vozitje në këto ditë me shi.
Bashkë mund të punojmë më shumë dhe më mirë!