Hajnat hyjnë në dy shtëpi në Xërxë, vjedhin stoli ari

Dy raste të vjedhjes së rëndë kanë ndodhur brenda 45 minutave në fshatin Xërxë të Rahovecit.

Policia njofton se në të dy rastet, hajnat kanë vjedhur stoli ari.

“VJEDHJE E RËNDË,  Fsh. Xërxë, Rahovec 16.04.2023-21:00 Ankuesi mashkull  kosovar ka raportuar se të dyshuar të pa njohur me forcë kanë depërtuar në shtëpinë e tij dhe nga aty kanë vjedhur stoli të ndryshme ari. Rasti duke u hetuar nga njësitë relevante policore.

Fsh. Xërxë, Rahovec 16.04.2023-21:45 Ankuesi mashkull  kosovar ka raportuar se të dyshuar të pa njohur me forcë kanë depërtuar në shtëpinë e tij dhe nga aty kanë vjedhur stoli ari. Rasti duke u hetuar nga njësitë relevante policore.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *