Hapen diskotekat në Kosovë

Qeveria e Kosovës ka votuar sot për masat e reja kundër-Covid-19, shkruan Gazeta Express.

Ndër masat e reja është edhe lejimi i aktivitetit të klubeve të natës deri në orën 01:00.

Këto klube sipas vendimit të MSH-së, duhet të shfrytëzojnë vetëm 50% të kapacitetit në ambiente të mbyllura, teksa 70% të kapacitetit në ambientet e hapura.

Përveç klubeve të natës, qeveria sot ka vendosur edhe për zgjatjen e orarit  të dasmave deri në orën 01:00, dhe që ato të bëhen me 300 të ftuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *