Haradinaj ndan medalje për Shoqatën e Biznesmenëve dhe Zejtarëve “ESNAF” në Prizren
Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka pasur takim me Shoqatën e Biznesmenëve dhe Zejtarëve “ESNAF” në Prizren.
Haradinaj ka njoftuar se në këtë takim kanë biseduar për aktivitetet e tyre dhe i ka falënderuar për kontributin e tyre në zbutjen e papunësisë dhe në kultivimin dhe ruajtjen e zejeve tradicionale.
“Gjithashtu, diskutuam për pasojat e shkaktuara nga gjendja pandemike, me theks të veçantë për rimëkëmbjen ekonomike, ku edhe këta biznesmenë e zejtarë kanë nevojë për dorën e shtetit”, thuhet tutje në njoftimin e Haradinajt në rrjetin social Facebook.
Ai, gjithashtu ka ndarë medalje dhe e ka falenderuar kryetarin e shoqatës, Varis Xhejlani.
“Me medaljen “ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET”, me motivacionin për miqësi, kam nderuar kryetarin e shoqatës, z.Varis Xhejlani”, ka përfunduar i pari i AAK-së.