Haziz Hodaj: Kryetar, nuk është Kuvendi i Komunës shënjestër për të ushtruar gjuajtje, për të shpreh mllef e për ta nënçmuar!

Shkruan: Haziz Hodaj

Për t’a devalvuar edhe qeverisjen lokale edhe kuvendin e punën e tij ke dhënë kontribut të jashtëzakonshëm Mytaher Haskuka!

Rri rri dhe gjuju kuvendit, e ke gjetur ilaçin për të tërhequr pas vetit trushpërlarët që për fat të keq janë në numër të konsiderueshëm tani!

Më thuaj Kryetar:

1. Kur ke bisduar me anëtarët e kuvendit për një vendim me peshë për qytetin?

2. Kur ke kërku votë nga anëtarët e kuvendit për vendime të rëndësishme dhe nuk të janë përgjigjur?

3.Kur ke pi një kafe me anëtarët e kuvendit ( madje edhe me ata të partisë sate) për të pa se çfarë dhe si duhet të punojmë për të mirën e qytetit?

E ke injoru kuvendin skajshmërisht, e ke fy sa herë ke dashtë e sa herë ke dështu në drejtim dhe në qeverisje!

Tani po kërkon me të votu huamarrje (kredi apo ndryshe pare me fajde), në anën tjetër vetëm këtë vit i ke dërgu në suficit rreth 7 milion €. Nuk ke  ditë më i shpenzu mjetet që i ke pasë në kuletë!

Më thuaj si ta votojmë huamarrjen?

Më tepër se gjysma e projekteve të parapara me buxhetin e vitit të kaluar as që janë procedu për t’u realizuar!

Nuk ta ka fajin Kuvendi Kryetar Haskuka, ngulite mirë në kokë

” Sa poshtë ka ra katundi(Qyteti i Prizrenit)”  tregon renditja për performancën(vendi i 28-të)

Andaj, këndellu dhe mendo mirë, se nuk është Kuvendi i Komunës shënjestër për të ushtruar gjuajtje, për të shpreh mllef e për ta nënçmuar!

Edhe ata janë të zgjedhur pothuajse më proces të njejtë me ty!

Për të qeverisur duhet vizion, vullnet e dije por duhen edhe numra!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *