Hidroregjini Jugor do t’i shkyq borxhlinjtë dhe do t’i dërgoj te përmbaruesi

Njoftimi i plotë i Kompanisë Hidroregjioni Jugor:

Konsumatorë të nderuar, KRU “Hidroregjioni Jugor”-sh.a me Njësitë Prizren, Suharekë, Malishevë dhe Dragash duke i parë borxhet e mëdha të akumuluara nga mospagesa e faturave për shërbime të ujit dhe kanalizimit, përveç se është e detyruar t’i shkyçë nga rrjeti i ujësjellësit konsumatorët borxhli, gjithashtu lëndët e tyre do të procedohen edhe te përmbaruesi privat për procedurë përmbarimore dhe me padi në Gjykatë.

KRU “Hidroregjioni Jugor”-sh.a me Njësitë Prizren, Suharekë, Malishevë dhe Dragash, kërkon nga të gjithë konsumatorët e saj që kanë borxhe mbi 100 € ndaj kompanisë dhe që nuk kryejnë pagesa ose nuk e riprogramojnë borxhin e tyre, do të shkyçen nga rrjeti i ujësjellësit duke filluar nga muaji shkurt 2023.

Prandaj, ju ftojmë që të lajmëroheni në zyrën e kompanisë për pagesat e faturave të ujit, ku kompania do të ju ofrojë lehtësim dhe me mundësi riprogramimin e borxhit me këste 12-36 muaj, ose në të kundërtën do të pasojnë procedurat e cekura më lartë.

KRU “Hidroregjioni Jugor”sh.a – Prizren, falënderon të gjithë konsumatorët që janë të rregullt në pagesat e faturave të shërbimeve të ujit dhe kanalizimit.

Vetëm së bashku mund të ngrisim nivelin e kualitetit dhe shërbimeve të ujësjellësit dhe kanalizimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *