Hidroregjioni jugor njofton se gjendja aktuale e cilësisë së ujit është shumë e mirë dhe i pastër për konsumim

Konsumator të nderuar KRU “HIDROREGJIONI JUGOR” sh.a – Prizren, ju njofton se duke pasur parasysh të reshurat atmosferike kohët e fundit dhe turbulencat e shkaktuara, gjendja aktuale e kualitetit dhe cilësisë së ujit është shumë e mirë dhe i pastër për konsumim.

Sipas analizave të bëra në të gjitha vendburimet nga laboratori i kompanisë, gjendja aktuale është e rregullt nëpër të gjitha njësitë operuese të KRU “HIDROREGJIONI JUGOR” sh.a:

Prizren
Suharekë
Malishevë
Dragash

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *