Hidroregjioni nis me redkutime të ujit në tërë qytetin e Prizrenit

Konsumatorë të nderuar, K.R.U.“HIDROREGJIONI JUGOR“  SH.A PRIZREN njofton se për shkak te kushteve të pavolitshme atmosferike që kanë mbretëruar për një kohë të gjatë në vendin tonë, kemi zvogelime të ndjeshme të kapaciteteve ujore dhe përkeqësim të furnizimit me ujë të pijes..

Përkundër përpjekjeve të vazhdueshme për shmangie nga reduktimet gjenerale, për arsyet e sipërshënuara, jemi të detyruar në zgjerimin e aplikimit të reduktimeve në të gjitha zonat e qytetit të Prizrenit sipas këtij orari:

Lagjet në të cilat do të ketë reduktime 

Nuk do të kenë furnizim të ujit  duke filluar nga ora:

Lagjja Tusus

10:00 deri 15:00

Lagjja Kurilla

10:00 deri 15:00

Lagjja Janina ,Petrova, rruga Flamurit, Edit Durham pjesa e eperme prej rrethit te vogel deri te Qylhani

09:00 deri 18:00

Lagjen Jeta e re, Bajram Curri dhe nje pjes e Lagjes Arbana

17:00 deri 22:00

Lagjja Dardania

13:00 deri  18:00

Bulevardi Vellezerit Frasheri, Lagjja Ralin, Rr. Kosoves, Rr. Saraqeve, Rr. Fehmi Lladrovci, Rr. Zahir Pajaziti, Rr. Edit Durham pjesa e poshtme prej rrethit te vogel Rr.Xheve Lladrovci, Rr. Remzi Ademaj

08:00 deri 13:00

Rruga Ahmet Prishtina ,Murat Kabashi, Regjep Kabashi Nen Tereza, Rruga Agron Bytyqi

18:00 deri 01:00

Kompania, me të gjitha kapacitetet në dispozicion, është në angazhim të plotë për sigurim të furnizimit të domosdoshëm e të balancuar për qytetarët e Prizrenit.

Me rastin e përmirësimit të kapaciteteve ujore do të rikthehet furnizimi i rregullt me ujë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *