Hidroregjoni ka një njoftim të rëndësishëm për konsumatorë

KRU “Hidroregjioni Jugor” sha,  njofton konsumatorët që  gjatë  muajit  Dhjetor 2020,  kemi filluar me shtypjen e faturave në teren nga paisjet mobile. Gjatë këtij muaji kemi filluar me 5 (pesë) lexues si pilot zona, ndërsa nga muaji Janar 2021 do të vazhdohet në të gjitha njësit operative që Kompania jonë ofron shërbime. 

Një pjesë e konsumatorëve gjatë muajit Dhjetor do të pranojn dy fatura menjëherë, (një për muajin Nëntor dhe tjetrën për muajin Dhjetor) njëkohësisht, përderisa pjesa tjetër e konsumatorëve në Janar do të pranojn dy fatura ( për muajin Dhjetor dhe Janar).

Me këtë formë të re të faturimit , Kompania jonë do të rritë nivelin e shërbimeve karshi konsumatorëve, ku në kohë reale do të i’u ofrohet atyre fatura për shërbimet e ujësjellësit në momentin e leximit të matësit. Kjo  formë e re e faturimit do të zvogëloj koston, kohën e shtypjes së faturës si dhe do të ndikoj në avansimin e procesit të faturimit.  

Për çdo informacion shtesë mund të drejtoheni në zyret tona për Shërbime me Konsumatorë. Respektoni masat mbrojtëse në kujdesin e shtuar social si dhe vendoseni maskën, të gjithë ju që vizitoni pikat tona për të kryer shërbime.. 

KRU “Hidroregjioni Jugor” sha, ç’do  ditë e më afër konsumatorëve! 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *