Qëndrim Ajazaj vazhdon me Ponte Prizrenin

Qëndrim Ajazaj do të jetë pjesë e Ponte Prizrenit edhe në sezonin e ardhshëm.

Klubi prizrenas zyrtarizoi sot marrëveshjen e re me kapitenin e tyre.

Për Ajazajn do të jetë sezoni i tetë radhazi që është pjesë e Prizrenit.

Njoftimi i plotë nga klubi i Prizrenit :

“CAPO EDHE PËR NJË SEZON

Nga sot vazhdimit të marrëveshjeve është shtuar edhe kapiteni Qëndrim Ajazaj.

Ajazaj kapiteni i pa zëvendsueshëm tani do jetë për 8 sezone rresht pjesë e ekipit (që nga themelimi).

Kapiteni përkundër studimeve në fushën e mjekësisë – stomatologji që nga dita e parë nuk na braktisi asnjëherë . Tanimë Dr.Qëndrimi është vlerë e shtuar e klubit si brenda ashtu dhe jasht fushës së basketbollit.

Ne si klub jemi shumë krenar me sukseset e Ajazajt, aq më shumë të privilegjuar që e kemi mes nesh.

Nuk do ndalemi me kaq, sa të larta do jenë temperaturat aq supersonik do jetë edhe KB PRIZRENI. Nuk mbarron me kaq.

Thank you Capo”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *