Hoti tregon se cilët qytetarë do të përfitojnë nga programi për Rimëkëmbje

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti ka njoftuar për Programin e Rimëkëmbjes, ku do të ndihmohen qytetarët, bizneset, ndërmarrjet e gastronomët për shkak që u dëmtuan në vitin 2020 si pasojë e pandemisë.

Hoti ka njoftuar se nga ky program do të përfitojnë, gastronomët, qytetarët që përfitojnë nga skemat sociale, ku sipas këtij programi, do të rriten pensionet dhe do të dyfishohen.

Kush do të përfitoj nga ky fond?

Masa e parë: 6.5 milionë euro për të vetëpunsuarit për bizneset e vogla

Masa e dytë: 5 milionë euro për Ministrinë e Arsimit për organizimin e arsimit gjatë vitit 2020/21

Masa e tretë:  2.5  milionë euro për Ministrinë e Kulturës për t’i mbështetur aktivitetet kulturore

Masa e katërt: 1 milion euro për programin e veçantë për ta përmisrsuar pozitën e gruas në shoqëri

Masa e pestë: 50 milion euro për Shëndetësinë,  40 milione euro për sigurimin e vaksinës antiCovid

Masa e gjashtë: 11 milionë euro për shtesën në pagë për sektorë që bartin barrën kryesore në menaxhimin e pandemisë.

Masa e shtatë: 12 milionë euro për Ministrinë e Bujqësisë

Masa e tetë: 19 milionë euro për Ministrinë e Tregtisë

Masa e nëntë: 3 milionë euro për sektorin e gastronomisë, hoteleve, restoranteve. Kjo shume do të shpërndahet sa më pare që është e mundshme

Masa 10-të: 7.9 milionë euro për komunat e Kosovës për menaxhimin e pandemisë

Masa e 11-të:  Stimulim të aktivitet biznesor

Masa e 12-të: 21 milionë euro për  ndërmarrjet publike

Masa e 13-të: 16 milionë euro për Ministrinë e Ekonomise për zbagtimin e ligjit për rimëkëmbje ekonomike

Masa e 14-të: Një million euro për  Ministrin e Zhvillimit Rajonal

Masa e 15-të: Do t’i rrisim të gjitha pensionet që janë nën 100 euro, në shumë totale prej 13.5 milionë euro  Do t’i dyfishojmë skemat pensionale prej 7 . 5 milionë euro

Në fazën e parë do të nisim me një shumë prej 10 milionë euro për personat që kanë humbur vendin e punës si rezultat i pandemisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *