Humb jetën një person në një aksident në rrugën Zhur- Prizren

Rreth orës 7:00 të ditës së sotme në rrugën Zhur – Prizren, ka ndodhur një aksident me fatalitet.


Në këtë aksident janë përfshi një kamion dhe një veturë Golf IV, me targa të Serbisë, ku si pasojë e këtij aksidenti ka humbur jetën një person, ndërsa dy të tjerë kanë pësuar lëndime të rënda.

Rastin e ka konfirmuar udhëheqësi i i zyrës së operatives në policinë e trafikut në Prizren, Azem Baraliu.

“Aksidenti ka ndodhur në dalje të fshatit Zhur në drejtim të Prizrenit. Ka ndodhur mes një kamioni dhe një automjeti civil edhe si pasojë ka vdek një person, dy janë lënduar, janë dergu në Prizren dhe njëri dyshohet se është dërguar në drejtim të Prishtinës. Pasagjeri që ishte në veturë ka vdekur”, tha Baraliu.

Në vendin e ngjarjes ka dal edhe prokurori i shtetit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *