Zafir Berisha: 23 vite më parë/ kthimi në kohë! 28 shkurti 1998, fillimi i fundit të okupimit serb në Kosovë.

Shkruan: Zafir Berisha

Në mëngjesin e hershëm të 28 shkurtit 1998, forcat serbe kishin sulmuar njësitet e UҪK-së në Likoshan dhe Qirez të Drenicës, pikërisht atë ditë e kishin rrethuar edhe lagjen Tusuz në Prizren, me ç’rast forcat policore, ushtarake e paramilitare serbe arrestuan disa nga krerët e njësitit të parë të UҪK-së në Prizren, në mesin e të cilëve edhe Heroin e Kombit Xhevat Berisha.

Në mëngjesim e hershëm të asaj date, përmes telefonit u njoftova nga një antarë i SH.P të UÇK-së për zhvillimet në Kosovë por edhe në lagjen Tusuz të Prizrenit, përmes lidhjeve tē veqanta u lidha me Tusuzin ku u njoftova për gjithë atë që po ndodhte, bastisje, arrestime dhe rrethimin e hekurtë të forcave të okupatorit serbë!

Arrestimi i Xhevatit me shokë, ishte goditje e madhe për organizimin e UҪK-së, në këtë pjesë të Kosovës, mirpo pavarësisht kësaj goditje rrita e UÇK-së nuk u ndalua, përkundrazi ajo shpërtheu si një vullkan, “llava” e të cilit ngriti në këmb gjithë ata në damarët e të cilëve rrjedhte gjakë shqipëtari të cilët me çdo mjetë ju kundërvuan regjimit gjenocidal të Serbis dhe argatëve të saj.

Me 28 shkurt 1998 filloj fillimi i fundit të Serbis në Kosovë e cila me gjakun e mijra luftëtarëve të UÇK-së dhe martirizimin e fëmijve, grave, burrave dhe pleqëve e sollën lirin e Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *