Humbja e nuhatjes dhe shijes nga Coronavirusi s’është alarmante
Një nga simptomat më të çuditshme të koronavirusit padyshim është humbja totale e shijes dhe nuhatjes tek disa të infektuar.
Kjo simptomë nuk ka kursyer pjesën më të madhe të të infektuarve, pavarësisht moshës, gjendjes shëndetësore apo gjinisë.Sipas të dhënave, kjo simptomë mund të zgjatet edhe pasi i infektuar ta ketë kaluar virusin.
Çfarë pasojash lë koronavirusi?
Të shëruarit nga COVID-19 sipas një artikulli nga The Washington Post që sjell përjetime të atyre që humbën shijen dhe nuhatjen, raporton se disa erëra tanimë duken të çuditshme.
Po ashtu, sipas të shëruarve, disa ushqime e kanë shijen e tmerrshme dhe asgjë nuk shijon si më parë.Në aspektin shkencor, kjo njihet si parosmia, ose çrregullimi i përkohshëm që deformon aromat dhe shpesh i bën ato të ndihen si të pakëndshme.
Sipas mjekëve, kjo nuk është një gjendje që duhet alarmuar edhe nëse zgjat më tepër se koronavirusi.Ky është një fakt që trupo po e shëron vetëvetën ndërsa parosmia tregon se nuhatja po kthehet.
Kjo gjë është shenjë e mirë për të gjithë organizmin pasi të gjitha funksionet kthehen gradualisht në normalitet
.Sidoqoftë, humbja e shijes dhe nuhatjes mund të zgjasë për një periudhë të zgjatur kohe dhe mund t’i bëjë disa ushqime të pa dëshirueshme.Ato përfshijnë ushqime të skuqura, vezë, kafe dhe çokollatë.
“Deformimi” i shijes
Në këtë luftë me Covid-19 shumë pacientë kanë raportuar se ndjejnë ndryshim të shijes në vaktet e tyre të zakonshme.
Ky deformim i shijes apo nuhatjes quhet ndryshe fantosmia dhe ju bën të ndjeni aroma apo shijes që nuk ndodhet fare afër jush.
Disa prej të shëruarve nga Covid-19 kanë raportuar se ushqimet dhe pijet pas sëmundjes mbajnë era benzinë apo erë të prishur.
Në qershor, Mbledhja Globale për Kërkime në Humbjen e Shqisave, publikoi një raport ku tregohej se 7% e 4,000 pacientëve të diagnostikuar me COVID-19 kishin një deformim në nuhatje.Kryesisht të atyre që përmendëm më sipër, parosmia dhe fantosmia që shpesh ndodhin pas infeksioneve virale.
Kështu që mjekët nuk shprehen të alarmuar edhe nëse kjo gjendje zgjatet apo nëse përjetoni simptomat që ju shpjeguam më sipër./Agroweb/