Hyri në tejkalim të kolonës, shoferi i autobusit në Prizren gjobitet me 150 euro dhe i merret leja
Policia ka njoftuar se në Prizren një ngasës i autobusit ka hyrë në tejkalim të kolonës, prandaj i është marrë patenta dhe i është shqiptuar gjoba 150 euro.
“Në kuadër të lëvizjeve të rregullta të policisë me 02 gusht 2023, zyrtarët e DRP Prizren dhe Stacionit Policor Prizren-Veri, një ngasësi të autobusit i ka shqiptuar gjobë prej 150 (njëqind e pesëdhjetë) euro, dhe i është shqiptuar masa mbrojtëse e ndalimit të patentë shoferit prej 3 muaj, Arsyeja është se i njëjti ka hyrë në tejkalim të kolonës dhe atë nga ana djathë, duke rrezikuar trafikun dhe duke shkaktuar revolt të qytetarët.”