Theret me thikë një person në Prizren

Policia në Prizren ka arrestuar dy persona, të cilët dyshohet se pas një mosmarrëveshjeje, kanë therur me thikë një tjetër

Rasti ka ndodhur mesditën e së enjtes në Prizren, ka bërë të ditur policia në raportin 24 orësh.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërkaq nga të dyshuarit janë sekuestruar dy thika.

Të dyshuarit, pas intervistimit janë dërguar në mbajtje, me vendim të prokurorit. Ndërkaq rasti vazhdon të hetohet.

“Prizren, 22.07.2021 – 14:00. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, njëri i mitur,  të cilët pas një mosmarrëveshje e kishin goditë me mjetë të mprehtë – thikë viktimën mashkull kosovar i cili kishte pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor. Nga të dyshuarit janë sekuestruar dy thika dhe të njëjtit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje, rasti vazhdon të hetohet”, ka bërë të ditur policisa.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *