I dëmtuar deklarohet për shpërthimin në Zhurë, thotë se nga fëmijët e të akuzuarit kishte kuptuar se në shtëpinë e tij kishte narkotik
I dëmtuari rreshteri Arsim Bytyqi, tha se fëmijët e të dyshuarit i kishin treguar se ku gjendet sasia e narkotikëve e llojit “Marihuan”.
Ai këtë deklaratë e bëri të enjten në gjykimin ndaj Iran Badallit dhe Arben Gashit, të cilët që po akuzohen për rastin e shpërthimit në Zhur ku kishte vdekur polici Sami Thaqi.
I dëmtuari në cilësinë e dëshmitarit, deklaroi se informatën për rastin në Zhur e kishte marr nga kolegu Artur Mrasori.
“Pasi që kam marrë informatën kam verifikuar në të kaluarën e të akuzuarit në SNIP, kam biseduar me prokurorin e shtetit e pas pak qastesh kemi marrë edhe pëlqimin nga gjyqtari i procedruës paraprake,” tha dëshmitari Bytyqi
Bytyqi tha se duke biseduar me njësitin e tij në rrejtin social “Viber” është paraqitur kolegu Sami Thaqi i cili ka shprehur gadishmërin që të na vijë në ndihmë.
Ndërsa në pyetjen e përfaqësuesit të palës së dëmtuar, avokatit Besnik Berisha se përse ishte njoftuar Njësiti i Reagimit të Shpejtë (NJRSH), dëshmitari tha se për shkak të rrezikshmëris.
“Pas verifikimit të kaluarës kriminale të Iran Badallit, kam vërejte se ka mbi 30 raste kriminale ndër to edhe për vjedhje të rëndë, për këtë arsye kam njoftuar NJRSH”, tha Bytyqi.
Tutje ai tha se operacioni i Policisë ishte në përputhje me Kodin e Procedurës Penale, po ashtu edhe Kodin Penal dhe Procedurat Standarde Operative.
Dëshmitari Bytyqi tha se me sa i kujtohet i ndjeri Sami Thaqi ka biseduar në telefon me të akuzuarin Badallai, por i njëjti nuk i kishte njoftuar se në shtëpi mund të ketë mjete shpërthyese.
Dëshmitari tha se të ndjerin Sami Thaqi, pas shpërthimit e kishte parë të shtrirë me dëmtime të mëdha në kokë dhe në dorën e djathë dhe se i njëjti ishte pa shenja jete.
Paraprakisht në seancën e së enjtes ka thënë dëshminë e saj, bashkëshortja e të akuzuarit Iran Badalli, e dëmtuara Leonita Shala e cila tha se për lëndimin e fëmijëve të saj kishte kuptuar nga një kojshike e saj.
Duke u përgjigjur në pyetjen e prokurorit Metush Biraj, ajo tha se djali i saj, në këtë shpërthim kishte pësuar lëndime në dëgjim dhe shikim, prandaj edhe kërkon kompensim dëmi.
“Po pasi djali ka pasur përsëri problem me sy, para një jave ka humbur përkohësisht shikimin në të dy sytë, por nuk e di lartësinë e dëmit”, tha e dëmtuara Shala.
Përfaqësuesit e të dëmtuarve dhe mbrojtësit e të akuzuari Badalli dhe Gashi, nuk kan pasur pyetje për të dëmtuarën Shala.
Pasi që trupi gjykues ka caktuar seancat e radhës për datat 26 janar 2022 dhe 18 shkurt 2022, mbrojtësja e të akuzuarit Badalli, avokatja Ermira Gavazaj-Gashi, i ka propozuar trupit gjykues që të mbrojturit të tij, t’i ndryshohet masa e sigurimit të tij në gjykim.
“Meqë këto dy data që i caktuam për mbajtjen e seancave të radhës janë të largëta kërkoj nga gjykata që t akuzuarit Iran Badalli, ti ndërpritet masa e paraburgimit dhe t’i caktohet masa e arrestit shtëpiak,” tha avokatja Gavazaj-Gashi.
Ndryshe sipas dispozitivit i të Aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prizren të akuzuarit Iran Badalli dhe Arben Gashi akuzohen se me anë të eksplozivit kanë shkaktuar rrezik të madh për jetën e njerëzve apo dëm të konsiderueshëm pasuror, që ka rezultuar me vdekjen e një personi, lëndimeve të rënda dhe të lehta trupore të personave të tjerë.
Sipas aktakuzës, dy të pandehurit kah fillimi i muajit janar 2020 në Prizren janë furnizuar me mjet eksplodues nga i akuzuari Valbon Çollaku, e pastaj të njëjtin e kanë fshehur në krevatin e fëmijëve ne dhomën e katit të II të shtëpisë të të akuzuarit Iran Badalli në fshatin Zhur Komuna e Prizrenit dhe pas një kontroll të autorizuar të kësaj shtëpie nga Njësiti për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, me datë 28.01.2020 rreth orës 20:00, në kontakt me këtë mjet i njëjti ka eksploduar, ku ka gjetur vdekjen zyrtari policor Sami Thaçi kurse policët tjerë të Njësitit gjegjës – të dëmtuarit Artur Mrasor, Jetmir Hasanaj dhe Arsim Byrtyqi kanë ka pësuar lëndime te rënda trupore si dhe fëmija S.B po ashtu ka pësuar lëndime të rënda trupore.
Me këto veprime sipas Prokurorisë të akuzuarit kanë kryer në bashkëkryerje veprën penale shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm nga neni 356 parag 5, 4 dhe 1 e lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Ndërsa në dispozitivit II të aktakuzës thuhet se në vend dhe kohë të njëjtë të përshkruar me përafërsisht si ne pikën I të dispozitivit të aktakuzës , në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm mbi armët, përveç eksplozivit të lartcekur të shpërthyer, kanë pasur të fshehur edhe eksplozivin e mbetur TNT, peshe prej 809.1 gr dhe një detonator mekanik në të cilin ishte i vendosur një fitil ngadalndezës në gjatësi 63 cm.
Kësodore të akuzuarit në bashkëkryerje kanë konsumuar veprën penale mbajtja në pronësi , kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 parag, 1 e lidhur me nenin 31 të KPRK. /BetimipërDrejtësi
Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.