Sulmuan dy zyrtarët policor në sheshin “Shatërvan”, ngritet aktakuzë ndaj 5 personave në Prizren

Prokoriria Themelore e Prizrenit në një komunikatë për media ka njoftuar se, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve: I.K., Sh.K., L.K., E.K., dhe N.K., për shkak të dyshimit të bazuar mirë se në bashkëkryerje kanë kryer veprat penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare” nga neni 401 paragrafi 5 lidhur me nenin 31 dhe “Sulmi ndaj personit zyrtar” nga neni 402 paragrafi 4 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Sipas aktakuzës, me datën 16.07.2020, rreth orës 11:20 minuta, në Prizren në sheshin “Shadërvan” derisa patrulla policore ishte duke kryer detyrën zyrtare, në zbatimin e urdhërit operativ Anex-54, për gadishmëri dhe reagim ndaj Covid-19, i pandehuri i parë I.K., pronar i një restauranti në rrugën “Marin Barleti”, jo vetëm që nuk tregon letërnjoftimin me qëllim të identifikimit të indentitetit të tij sipas kërkesës së personit zyrtar, por përdor forcën fizike, në bashkëpunim dhe koordinim të veprimeve me të pandehurit e tjerë Sh.K., L.K., E.K., dhe N.K., duke i penguar personat zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare, po ashtu duke i sulmuar dhe duke i goditur me duar dhe me grushte zyrtarët policor.

Si pasojë e rezistencës aktive fizike nga ana e të pandehurve, zyrtarët policor – të dëmtuarit S.H., A.K., dhe V.K., si dhe vet të pandehurit I.K., dhe L.K., marrin lëndime të lehta trupore.

Me këto veprime, të pandehurit e lartëcekur në bashkëkryerje kanë kryer veprat penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare” dhe “Sulmi ndaj personit zyrtar” sipas KPRK-së.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, të pandehurit e lartëcekur për veprën penale për të cilën akuzohen të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit., thuhet në njoftim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *