I paraburgosuri në Prizren sulmon fizikisht një gardian

Një person pasi nuk i ka respektuar rregullat dhe urdhëratë e zyrtarëve korrektues (gardianëve), e ka sulmuar fizikisht njërin prej tyre.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të premten rreth orës 12:55 në qendrën e paraburgimit në Prizren.

Siç thuhet në njoftim, viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

“Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar duke mos i respektuar rregullat-urdhëratë e zyrtarëve korrektues (gardianëve) e ka sulmuar fizikisht njërin prej tyre. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *