I zhdukur që 5 ditë, nëna nga Prizreni e kërkon djalin e saj 13 vjeç

Policia ka njoftuar se një fëmijë 13 vjeçar po kërkohet nga nëna e saj, e cila e ka parë djalin për të fundit herë në mbrëmjen e 8 dhjetorit.

Jeta Cahani, nëna e Ender Cahanit nga Prizreni, me datë 10 hhjetor 2022 ka raportuar në polici zhdukjen e djalit të saj të mitur.

“Ender Cahani, nga e ëma Jeta, lindur me datë 09.08.2009 nga Prizreni, Republika e Kosovës, për here të fundit është parë nga e ëma e tij me datë 08 Dhjetor 2022 në ora 18:20, kur ka dalë nga shtëpia dhe nëna e tij më nuk ka asnjë kontakt me të”, thuhet në njoftimin e Policisë.

PK i ka bërë një përshkrim fëmijës së zhdukur dhe ka dhënë detaje të tjera, të cilat i ka treguar nëna e 13-vjecarit.

“Sipas ankuesit viktima është: mashkull, me peshe mesatare, flokët të shkurtra, 13 vjeçar”.

“Ankuesja thotë se edhe tjetër here ka ndodhur që fëmija të largohet nga shtëpia dhe është kthyer prapë, por tani nga koha e largimit të tij nga shtëpia ajo më nuk ka asnjë kontakt”.

Pas disa ditësh kërkim, policia ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për ta gjetur atë.

“Personi i raportuar si zhdukur deri me sot nuk është gjet, andaj kërkojmë bashkëpunim nga të gjithë qytetarët, që nëse e shohin personin (fëmijën) e njëjtë apo din diçka për vendndodhjen e tij të raportojnë Policin Rajonale në Prizren , apo në cilin do stacion të policisë në Kosovë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *