Ilir Baldedaj: Dallaveret e DKA-së në Prizren me konkurse; Hapen e Anulohen
Ilir Baldedaj, kuvendar, e ka kritikuar Drejtorinw e Arsimit pwr anulim tw konkursit. “Sipas njoftimeve nga kandidatët konkurrues, DKA në Prizren po vazhdon me anulimin e konkurseve, dhe tentim pranimin e militantëve partiak, ndërsa njoftimet për anulime po i publikojnë në derë , dhe po i heqin shpejt, veç sa për ta larë gojën” thotw ai.
Postimi i plotw:
Sipas njoftimeve nga kandidatët konkurrues, DKA në Prizren po vazhdon me anulimin e konkurseve, dhe tentim pranimin e militantëve partiak, ndërsa njoftimet për anulime po i publikojnë në derë , dhe po i heqin shpejt, veç sa për ta larë gojën.
Pse u anulua konkursi për Edukatë fizike në shfmu “Emin Duraku”? Kush ishte komisioni, çfarë lidhje kanë pasur me zyrtarët e DKA?
Pse nuk janë pranuar kandidatët meritor, A pati manipulime, a e di këtë punë edhe inspektorati i arsimit.
Çka ndodhi me konkursin për Gjuhë angleze në shfmu “Motrat Qiriazi”, pse kandidati L. Drini s’është pranu?
Si ndodhi që komisioni e rrezoi në test kandidatin për Histori, që konkurroi për shfmu “Emin Duraku”, por kur ai u anku duke thënë se do ta padis komisionin, atëherë I. B e thirri në tel e i tha, të mos e bëjë këtë se ke kaluar dhe se në cilën shkollë që do e dërgojnë.