Ilir Baldedaj: Vakitë e turistit Mytë

Ilir Baldedaj, asambleist e AAK-së në Kuvendin Komunal ia ka numëruara disa “vaki” të kryetarit të Prizrenit, Mytaher Haskukës.

Postimi i plotë:

Vakitë e turistit Mytë

Haskuka e paska kthy në post pas largimit prej 8 muajsh si zëvendësdrejtor shkolle Hysamendin Beshin, në shkollën “Lekë Dukagjini”, pa konkurs, pa asgjë. Ky është skandal!

Shtrohet pyetja: Pse e largoi pa asgjë dhe si e pranoi prapë pa asgjë? A është amatorizëm dhe kapje e Komunës. Këto veprime të Haskukës dhe axhamive ta kujtojnë foren e qershive ….

Përveç kësaj, njëjtë e paska emëruar u.d të zëvendës drejtorit edhe Hamdi Fazliun, të cilin drejtori i gjimnazit  “Gjon Buzuku” e largu të parin sapo i ka skaduar mandati, atje.

Pra, si tash Myta po i merr (riciklon) kuadrot e Ramadan Mujës, që për pushtet menjëherë kaluan në Nismë, kur ky subjekt e kishte Drejtorinë e Arsimit?!!!

Çka s’po shohim e dëgjojmë me këta amatera!!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *