Infektime masive, COVID-19 “sulmon” mantelbardhët e Prizrenit
22 punonjës shëndetësor kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prizren.
Të infektuar janë 12 mjekë, 8 infermierë e 2 teknik, derisa 2 personat tjerë janë personel ndihmës.
Për shkak të këtij shpërthimi, stafi i qendrave të tjera mjekësore që ka më pak kërkesa është zhvendosur në qendër të qytetit, pasi që aty numri i pacientëve të cilët kërkojnë shërbime mjekësorë është më i madh.
Sipas kreut të kujdesit parësorë të kësaj komune, 90 për qind e personelit janë të imunizuar me 3 doza dhe afro 99.9 përqind me dy doza të vaksinës.