Instituti Hidrometeorologjik paralajmëron se situatë e njëjtë me vërshime do të jetë edhe gjatë ditës së sotme
Reshjet e shiut të cilat kanë filluar nga datë 18/11/2022, kanë vazhduar edhe gjatë ditës 20/11/2022, duke përfshi tërë territorin e Republikës së Kosovës, por më të shprehura ishin në disa vende si Mitrovicë, Leposaviç, Istog, Pejë, Deçan, Gjakovë etj.
Kjo situatë ka shkaktuar vërshime neperë disa zona, të cilat sipas llogaritjeve hidrologjike të bëra nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (Sektori i Hidrologjisë dhe Prognozave Hidrologjike), janë të një periudhë kthyese 5 deri 20 vjet.
Situatë e tillë me reshje, sipas Institutit Hidrometeorologjik do të vazhdoj deri gjatë orëve të mesditës së nesërme (e hënë) datë 21/11/2022.