Instituti Hidrometeorologjik paralajmëron vërshime në Dukagjin

Njoftimi:

Duke filluar nga sot pasdite (e hënë, datë.16/01/2023) dhe gjatë ditës së nesërme dhe
pasnesërme (e martë e mërkure, datë.17-18/01/2023), pritet të ketë reshje me intensitet
mesatarë deri në të lartë, të cilat do të jenë më të përqëndruara në pjesën perendimore dhe
veriore të vendit, por gjatë ditës së nesërme ato do të përfshinë tërë vendin.

Në Dukagjin (Gjakovë, Junik, Deçan, Pejë, Istog, Prizren, Klinë, Zubin Potok etj), mund të
ketë vërshime të shpejta të lumenjëve, fillimisht atyre të vegjël me karakterë të rrëkeve të cilët
zbresin prej viseve më të larta malore, duke pasur potencial për shembje apo rrëshqitje të
dherave.

Në zonat urbane, në këto komuna, mund të shfaqen probleme me përmbytje të lokalizuara, në
varësi të gjendjes së sistemeve drenuese, mirëmbajtjës dhe pastrimit të shtetërve të lumenjëve
dhe kanalizimeve.

Kjo situat pritet të ndikoj në ngritjen e niveleve dhe prurjeve të lumenjve kryesorë, veçanërisht
të sistemit të lumit Drini i Bardhë, sidomos degët e tijë të djathta, Ibri etj.

Probabiliteti për të tejkaluar një prag 5-vjeçar të periudhës së kthimit: 55 %
Probabiliteti për të tejkaluar një prag 20-vjeçar të periudhës së kthimit: 6 %

Ky informacion, në varësi të situatës hidrologjike, do të përditësohet nga IHMK dhe do të
njoftoheni për çdo ndryshim në parashikimin e rrezikut të përmbytjeve.

Ky informacion do të përditësohet nga IHMK sipas nevojës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *