Interesi i shtetit do të jetë gjithmonë mbi interesin individual e partiak

NISMA Socialdemokrate – Dega në Prizren, mbajti takim me Kryesinë e Degës, Gruas dhe kandidatët për Deputet nga radhët e Nismës në Prizren.

Mobilizimi i strukturave të NISMA’s në çdo cep të Kosovës, e në veçanti Prizrenit, po e forcon edhe më shumë bindjen se fryma dhe vizioni e NISMA Socialdemokrate për t’i dalur në mbrojtje vlerave kombëtare dhe ruajtjes së identitetit të shtetit është duke u përqafuar nga çdo qytetar, në çdo lagje dhe fshat të Prizrenit, tha në takim Kryetari i NISMA Socialdemokrate – Dega në Prizren, Zafir Berisha.

Qytetarët e Kosovës përherë kanë ditur të rreshtohen përkrahë njerëzve të dëshmuar në kohë, prandaj nuk është i rastësishëm rreshtimi i qindra qytetarëve përkrahë Nismës Socialdemokrate anekënd Kosovës dhe mobilizimi i tyre për ta mbrojtur shtetin nga rreziqet që po i kanosen, sepse për ne interesi i shtetit do të jetë gjithmonë mbi interesin individual e partiak.

Zyra për Informim,

NISMA Socialdemokrate – DEGA në Prizren.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *