Interesim i madh qytetarëve për check- up të sëmundjes së mëlçisë dhe pankreasit nga QKMF e Prizrenit

Ditën e sotme, një numër i madh i qytetarëve prizrenas kanë bërë vizita në QKMF, ku është realizuar check- up pëer sëmundjen e mëlçisë dhe pankreasit.

Drejtori i kësaj Qendreje të KPSH në Prizren, Xhevat Elezkurtaj, përmes një postimi në facebook shkruan se suksesshëm është realizuar edhe ky aktivitet në shërbim të qytetarëve, dhe njofton se për shkak të numrit të madh të të interesuarve, check- up i ngjashëm do të mbahet edhe fundjavën e ardhshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *