Intervistohet një person në Prizren, postoi në rrjete sociale video të abuzimit seksual të fëmijëve

Është intervistuar nga Policia e Kosovës një person në Prizren pasi ka postuar video me përmbajtje të abuzimit seksual të fëmijëve në rrjetet sociale.

Nga i njëjti si provë materiale është sekuestruar një telefon celular i cili dyshohet të jetë përdorur në rast. I dyshuari me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

“Prizren 19.10.2023 – 16:30. I dyshuari mashkull kosovar është intervistuar pasi që i njëjti në rrjetet sociale ka bërë video me përmbajtje abuzimi seksual me fëmijë. Nga i njëjti si provë materiale është sekuestruar një telefon celular i cili dyshohet të jetë përdorur në rast. I dyshuari me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *