ISLAM UKIMERI drejtori që zbatoi ligjin dhe mbrojti hapësirat publike synon pozitën e kuvendarit
Islam Ukimeri është drejtori i suksesshëm Inspektoratit në Komunën e Prizrenit. Ai gjatë periudhës katëvjeçare me sukses e ka udhëheq këtë dikaster duke vënë rend e rregull në Prizren.
Ai aktualisht është kandidat për Kuvendin Komunal në Prizren. Me numrin 4 në listën e PDK-së, hyn në zgjedhjet e 12 tetorit me një mesazh të qartë politik: vetëm me vendosmëri dhe integritet Prizreni mund të ecë përpara.
Si një nga figurat kyçe në zbatimin e ligjit dhe mbrojtjen e hapësirave publike, Ukaj ka dëshmuar se nuk i shmanget sfidave dhe se interesin e qytetarëve se i vendos mbi gjithçka.
Ai premton se në Kuvendin Komunal do të jetë zë i fuqishëm për zhvillim ekonomik, modernizim të infrastrukturës dhe forcim të qeverisjes lokale.
“PDK është forca e fitores dhe unë do të jem garancia që zëri i qytetarëve të dëgjohet dhe respektohet,” thekson Ukaj, duke u bërë thirrje të gjithë qytetarëve që më 12 tetor të zgjedhin vizionin e qartë për Prizrenin.
