Islam Ukimeri: Taksive duhet të i’a lehtësojmë fushëveprimin, e jo t’i ngarkojmë, sepse këta persona me këtë punë që bëjnë, mbajnë me djersë familjet e tyre
Gjatë ditës, jam takuar me disa përfaqësues të taksive private, që operojnë në rrethinën e Prizrenit. Këto taksi, veprojnë në kushte jo të përshtatshme në komunën tonë.
Këta përfaqësues, kanë kritika të mëdha ndaj udhëheqjes aktuale, sepse në njërën anë paguajnë me rregull të gjitha taksat komunale, e në anën tjetër ekzekutivi nuk po i’u krijon kushte të favorshme për ta ushtruar veprimtarinë e tyre.
Me rikthimin tonë në pushtet pas 17 tetorit, ne do të i’u përgjigjemi me kohë të gjitha kërkesave të tyre të cilat janë legjitime, sepse ne duhet të i’a lehtësojmë taksive fushëveprimin, e jo t’i ngarkojmë, sepse këta persona me këtë punë që bëjnë, mbajnë me djersë familjet e tyre.
#PDK177
#ShaqirTotaj
#BashkëpërPrizrenin
#IslamUkaj4