Sa është çmimi i naftës e benzinës sot?

Çmimi i naftës dhe benzinës po vazhdon të rritet. Një rritje është vërejtur edhe sot, kur një litër naftë dhe benzinë ka arritur një shifër rekorde deri më tani, duke u shitur gati 1.90 euro.

Një litër naftë sot është shitur nga 1.86 deri në 1.90 euro në pompat e derivateve në Kosovë, raporton Kosova Press.

Sipas indeksit të çmimeve, karburantet janë shtrenjtuar 45,3 përqind në muajin maj të këtij vitit krahasuar me muajin e njëjtë të vitit të kaluar. Po kështu edhe vaji për gatim është shtrenjtuar 54.3 përqind.

Lidhur më këtë çështje, Lidhja Demokratike e Kosovës, sot do të dorëzojë në Kuvend kërkesën për debat parlamentar dhe rezolutën për reduktimin e akcizës në derivatë dhe TVSH-së në produkte esenciale.

Një rezolutë të tillë, LDK e kishte propozuar edhe para 100 ditësh, mirëpo i ishte refuzuar, nga siç u shpreh ai “pushteti arrogant i Kurtit” dhe tha se është krim nëse nuk veprohet ‘në këtë krizë të paprecedentë’.

“Çmimi i naftës këtë mëngjes shënon rekord të ri prej 1.90 eurove për litër; derisa inflacioni i gjithëmbarshëm ka arritur në plot 13%. Në këtë krizë të paprecedentë, mosveprimi është krim!”, ka shkruar ai në Facebook.

E një analizë për uljen e çmimit të naftës e ka bërë edhe ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, që njëherit është profesor i Ekonomisë. Ai ka shpërndarë një tabelë dhe ka treguar se si mund të kushtojë më lirë një litër naftë.

Qeveritarët dhe aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje shpërndajnë shpesh të dhënat që tregojnë se arka e shtetit po mbushet nga tatimet.

Ish-kryeministri Hoti ka dhënë një version të tij se si po arrihet kjo. Ai pyet Qeverinë se si mund të krenohet me rritjet e të hyrave buxhetore, kur kjo, sipas tij, është bërë në kurriz të qytetarëve, duke u rritur çmimet e mallrave e veçanërisht naftës.

Hoti ka shkruar se kur ka qenë një litër naftë një euro në Kosovë, TVSH ka qenë 14 centë. Tani ai thotë se me rritjen e çmimit të naftës, të hyrat që i grumbullon shteti nga qytetarët janë dyfishuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *