Ja kur pritet të merret vendimi nëse do të lejohen dasmat

Të mërkurën e javës së ardhshme mund të merrët vendimi nëse do të hapen sektorët e mbyllura nga masat aktuale anti-COVID.

Oda e Hotelerisë dhe Turizmit ka thënë se për këtë çështje janë takuar të martën me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, i cili ka kërkuar që t’i jepet kohë deri të mërkurën meqë është duke pritur rezultate të hulumtimeve që po bëhen në terren.

“Përfaqësues nga OHT, me datë 18.5.2021 në ora 16:30 janë takuar me ministrin e Shëndetësisë z. Arben Vitia. Qëllimi i takimit ishte bisedë rreth rishikimit të kërkesave të OHT ndaj masave anti-COVID, duke i përfshirë kërkesat e të gjitha sektorëve që i përfaqëson OHT (salla të dasmave, pishina, estradë, dekore dhe të gjithë sektorët tjerë), me ç’rast u kërkua që sa më parë të dilet me një vendim të ri dhe lehtësim të masave për këta sektorë”.

Për shkak të këtyre premtimeve që kanë marrë nga ministri, Oda thotë se i kanë shtyrë të gjitha planet që kanë pasur deri më 26 maj.

“Edhe pse kemi marrëdhënie shumë të mira me të gjitha organizatat dhe shoqatat e tjera simotra, nuk do të përkrahim asnjë iniciativë të ndërmarrë dhe do t’i qëndrojmë në fjalë z. Arben Vitia

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *