Kalendari i dëgjimeve buxheore publike me qytetarë për buxhetin e vitit 2023

Duke u bazuar në Ligjin për menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësit, Statutit të Komunës së Prizrenit Nr. 01/011-5643 të 15 tetorit 2008, si dhe nenit 6 pika 1.3 UA (MAPL) Nr.06/2018 për Standardet Minimale të Konsultimit Publik në Komuna, kryetari i Komunës së Prizrenit Shaqir Totaj, në koordinim me zyrtarët dhe drejtorët e drejtorive komunale, në bashkëpunim me Zyrën për Komunikim me Publikun, publikojnë kalendarin për organizimin e dëgjimeve buxhetore publike me qytetarë për buxhetin e vitit 2023.

Në dëgjime buxhetore publike mund të marrin pjesë: Qytetarët, përfaqësuesit e lagjeve/bashkësive lokale, përfaqësuesit e OJQ-ve, përfaqësuesit e komuniteteve, të rinjtë/rejat, pensionistët/et, studentët/et, komuniteti i biznesit, përfaqësuesit e ndërmarrjeve publike, anëtarë/e të Kuvendit Komunal të Prizrenit, deputet/e, punonjësit e komunës, përfaqësuesit e partive politike dhe përfaqësuesit e mediave.

Informacionet për qarkoret buxhetore dhe buxhetin e vitit 2023, mund t’i gjeni në këto vegza:

Uebfaqja zyrtare e Komunës:

https://kk.rks-gov.net/prizren/financa/ .

Platforma e Konsultimeve publike:

https://konsultimet.rks-gov.net/meetings.php…

Kalendarin me të gjitha detajet mund ta gjeni të publikuar në këtë vegëz:

https://kk.rks-gov.net/…/Kalendari-i-degjimeve-publike… .

Kërkesat, komentet dhe sugjerimet, qytetarët mund t’i dërgoni edhe përmes këtyre emailave: [email protected] , [email protected] [email protected] dhe [email protected]

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *