KANDIDATI I LVV, HASKUKA, VIZITOI DEGËN E OVL TË UÇK NË PRIZREN
Kandidati për kryetar të komunës, Mytaher Haskuka, i shoqëruar nga kandidatë të listës së LVV-së për kuvendarë, të enjten në mëngjes ka vizituar degën e OVL të UÇK në Prizren, me ç’rast është pritur nga drejtuesit e kësaj Organizate.
Kandidati Haskuka, tha para kamerave se gjatë katër viteve në krye të komunës, ka patur një bashkëpunim tejet të frytshëm me këtë Organizatë përmes edhe projekteve të ndryshme, dhe premtoi se një bashkëpunim i tillë do të vijoj edhe në rast të vazhdimit të mandatit të ri në mbrojtje të vlerave të luftës së UÇK-së.
Edhe sekretari i degës së OVL të UÇK-së, Isa Berisha, e potencoi rëndësinë e bashkëpunimit që kishte me kjo Organizatë me komunën, dhe falënderoi për vizitën.
Ndërkaq, kandidati për kuvendar dhe drejtori i Adminsitratës, Osman Hajdari, tha se si komunë në bashkëpunim me OVL të UÇK-së, kemi vendosur një standard përmes përkushtimit të dëshmive për luftën e pastër për liri dhe të kujtesës sonë historike, dhe premtoi se ky bashkëpunim pritet të fuqizohet edhe më tepër.
Ndryshe, gjatë ditës së enjte, kandidati për kryetar të Prizrenit nga LVV, Mytaher Haskuka, do të ketë aktivitete intensive në kuadër të fushatës parazgjedhore për zgjedhjet e së dielës./Tv Prizreni