Kapen me drogë dy të rinj në “Hardh Fest”, përfundojnë në ndalim policor

Konsumimi i drogës dhe shitja e shpërndarja e llojeve të ndryshme të narkotikëve është një dukuri që po lulëzon në të gjitha qytetet e vendit dhe po prek në veçanti të rinjtë, duke e dëmtuar shëndetin e tyre dhe cenuar sigurinë e qytetarëve.

Raste të tilla janë zbuluar edhe gjatë mbajtjes së festivalit “Hardh Fest 2022”, në Rahovec, me ç’rast janë arrestuar dy persona.

Mësohet se bëhet fjalë për dy të rinj, një 19 dhe 22-vjeçar, të cilët u kapën me substanca narkotike, pasi u ndaluan nga Policia, nën dyshimet për gjësende të kundërligjshme.

Për shkak të posedimit të narkotikëve, të dyshuarit janë arrestuar dhe shoqëruar në në stacion policor, ku janë intervistuar nga hetuesit policorë për veprën për të cilën ngarkohen.

Pas përfundimit të procedurave në Polici, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar ndalimin e tyre për 48 orë, si të dyshuar për posedim të paautorizuar të narkotikëve./ Gazeta Sinjali

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *