Kapet me drogë një person në Prizren

Policia ka arrestuar një person në Prizren që i është gjetur substancë narkotike e llojit marihuanë.

Më pas i është kryer kontroll në shtëpinë e tij ku policia ka gjetur edhe gjësende të tjera të dyshimta.

Aty janë gjetur edhe letra të tejdukshme kartëmonedhë të dollarëve që dyshohen për falsifikim. Policia ka konfiskuar ato dhe një sërë gjërash të tjera.

“Gjatë një kontrolle është ndaluar i dyshuari mashkull kosovar në posedim të së cilit është gjetur dhe konfiskuar rreth 1.28 grm substance të llojit Marihuanë. I dyshuari është arrestuar dhe dërgohet në mbajtje për 48 orë. Gjate një kontrolle në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar: një kuti metalike me substancë te dyshuar të narkotikeve 14.10 grm Marihuanë , letra te tejdukshme të kartëmonedhës së Dollarëve Amerikan gjithsej 200 copë të dyshuara për falsifikim, narkotikë 8.31 grm, qese të zbrazëta rreth 100 copë, një gotë plastike në farë e substancë të dyshuar të narkotikëve, dy peshore elektronike , substancë e dyshuar e narkotikeve rreth 4.32 grm, substancë e dyshuar e narkotikëve e llojit Marihuanë 2.73 grm, një USB, 1 SD kart, pesë letra të tejdukshme të kartëmonedhës 100 Dollarësh, dy printera, dy shtëpiza kompjuterike, një shishe e mbushur me kalcium, Deglazer 1 litër dhe një telefon Rasti nën hetime”, njoftoi PK-ja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *