Kaq mund të rriten biletat e autobusit për Shëngjin, Velipojë e Sarandë
Kryetari i Shoqatës së Transportit Rrugor të Udhëtarëve, Ruzhdi Kurtishaj, ka thënë të mërkurën në emisionin “gjesi” të T7 se do të ketë rritje të çmimeve të biletave për shkak të rritjes së çmimit të naftës.
Sipas tij, bileta kthyese për Shëngjin dhe Velipojë nga 15 euro mund të shkojë në 20 euro.
Ndërkaq, për Sarandë mund të shkojë mbi 30 euro bileta kthyese.
Shoqata e Transportit Rrugor ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që ta largojë akcizën në mënyrë që operatorët e autobusëve të mbijetojnë.