Kastriot Xh. Krasniqi: Gjithmonë fitorja është nisur nga këtu

Lagja e Trimave (Tususi) ka qenë gjithmonë me Partinë Demokratike të Kosovës.

Gjithmonë fitorja është nisur nga këtu, dhe edhe këtë herë fitorja e Partisë Demokratike të Kosovës do të jetë bindëse në Lagjen e Trimave.

Këtë e dëshmoi sot prania e banorëve të kësaj lagjeje në tubimin me kryetarin e PDK-së Memli Krasniqin, me kandidatin tonë për kryetar Shaqir Totajn, me bartësinë e listës Kujtim Gashin dhe me ne anëtarët për Kuvendin Komunal.

Ne jemi në shërbimin tuaj edhe në katër vjetët e ardhshëm siç kemi qenë.

Unë do të jem zëri i jauj në Kuvendin Komunal dhe në mandatin e ri të gjitha çështjet që do t’i ngris, të gjitha problemet do të zgjidhen, sepse më 17 tetor do ta zgjedhim Shaqir Totajn , kryetar të Prizrenit.

#kastriotkrasniqi7

#shaqirtotaj177

#BashkëPërPrizrenin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *