Kemajl Gegollaj: Nga aty ku filloi gjithçka e imja, nga aty po e filloj edhe fushatën
Nga aty ku filloi gjithçka e imja, nga aty po e filloj edhe fushatën për zgjedhjet komunale të këtij viti, nga Lugishta e Hasit tim!
Kam vizituar sot mbi rrugë të lagjeve të ndryeshme në gjithë fshatin. Në më shumë se dhjetë rrugë kanë filluar punimet 3 muaj më parë e u bë kohë që kanë ngecur në gjysmë, ndërsa në dhjetë e më shumë rrugë të tjera as nuk kanë filluar por as nuk janë në projekt.
Lugishta nuk e ka të gjerë sa duhet as rrugën kryesore dhe nuk ka as edhe 1m trotuar përgjatë saj.
Asnjëra nga lagjet e Lugishtës nuk e ka rrugën me ndriçim publik, bile as qendra e fshatit!
Përveç këtyre që i përmenda, Lugishtën e rigjallëron edhe rruga që lidhet me fshatin Kabash të Hasit, e që shpeshherë është e pakalueshme! Kjo rrugë duhet të bëhet patjetër.
Në të gjithë Hasin është e njejta gjendje; pa rrugë të mira, pa trotuare e pa ndriçim publik. Nuk po flas për shtegun e biçikletave e atë të vrapimit, të cilat ëndërrojmë ti kemi!
Unë do jem zë i pashterrshëm duke kërkuar në Kuvend Komunal të gjitha ato që s’i kemi, duke kërkuar rritje të standardeve dhe cilësi në secilin investim që do ta bëjmë!
Hasi e Prizreni tashmë ka nevojë për një kryetar si Anton Quni e një kuvendar si unë. Njëri për t’i paraqitur mangësitë në vend, tjetri për t’i realizuar projektet e tyre!
#PërTëGjithë 160
#meKemën 20