Kemajl Gegollaj: Nga aty ku filloi gjithçka e imja, nga aty po e filloj edhe fushatën

Nga aty ku filloi gjithçka e imja, nga aty po e filloj edhe fushatën për zgjedhjet komunale të këtij viti, nga Lugishta e Hasit tim!

Kam vizituar sot mbi   rrugë të lagjeve të ndryeshme në gjithë fshatin. Në më shumë se dhjetë rrugë kanë filluar punimet 3 muaj më parë e u bë kohë që kanë ngecur në gjysmë, ndërsa në dhjetë e më shumë rrugë të tjera as nuk kanë filluar por as nuk janë në projekt.

Lugishta nuk e ka të gjerë sa duhet as rrugën kryesore dhe nuk ka as edhe 1m trotuar përgjatë saj.

Asnjëra nga lagjet e Lugishtës nuk e ka rrugën me ndriçim publik, bile as qendra e fshatit!

Përveç këtyre që i përmenda, Lugishtën e rigjallëron edhe rruga që lidhet me fshatin Kabash të Hasit, e që shpeshherë është e pakalueshme! Kjo rrugë duhet të bëhet patjetër.

Në të gjithë Hasin është e njejta gjendje; pa rrugë të mira, pa trotuare e pa ndriçim publik. Nuk po flas për shtegun e biçikletave e atë të vrapimit, të cilat ëndërrojmë ti kemi!

Unë do jem zë i pashterrshëm duke kërkuar në Kuvend Komunal të gjitha ato që s’i kemi, duke kërkuar rritje të standardeve dhe cilësi në secilin investim që do ta bëjmë!

Hasi e Prizreni tashmë ka nevojë për një kryetar si Anton Quni e një kuvendar si unë. Njëri për t’i paraqitur mangësitë në vend, tjetri për t’i realizuar projektet e tyre!

#PërTëGjithë     160

#meKemën         20

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *