Kemajl Gegollaj: Paraleles “Gjon Buzuku” në Romajë i duhen kabinete informatike, drejtime të reja, salla sportive, arsimi cilësor është çelësi

Paralelja “Gjon Buzuku” në Romajë ka plot nxënës të zgjuar e të etur për dije, të gatshëm për t’u aftësuar në profesione të ndryshme. Edhe vendi ynë sot më shumë se kurrë ka nevojë të aftësojë kuadro të reja në çdo fushë. Andaj, është koha që t’ua mundësojmë një sistem arsimor më cilësor e të dinjitetshëm.

Këtij gjimnazi i duhen kabinete për lëndët shkencore, në mënyrë që dijen e fituar të kenë mundësinë ta praktikojnë. Sidomos, një #kabinet_informatike është mëse i nevojshëm, duke marrë parasysh që teknologjia është e ardhmja.

I duhen #drejtime_të_reja. Jo të gjithë nxënësit e gjejnë veten te shkencat natyrore, shkencore, apo ekonomia. Duhet shtuar edhe drejtime të reja, në mënyrë që secili të arsimohet apo ta kryejë #zanatin që i flen në zemër.

Pasurimi i #bibliotekës – më shumë libra, dhe veçanërisht libra të rinj. Leximi jo vet që pasuron mendjen, por edhe të shprehurit.

Transport të dedikuar veçanërisht për nxënësit – fatmirëshisht, numri i nxënësve që po ndjekin arsimin në këtë shkollë, po rritet. Andaj, është mirë t’ju sigurohet një transport i veçantë, duke ju përshtatur orarit mësimor.

#Salla_sportive – në mesin e nxënësve tanë, ka plot sportistë. Ata meritojnë salla dinjitoze që të përgatiten sa më mirë për karrierën që i pret.

#Aktivitete_kulturore – Mes nxënësve tanë ka edhe artistë dhe dashamirë të kulturës, të cilët mund ta paraqesin denjësisht kulturën dhe traditat tona të veçanta. Andaj, atyre duhet t’ju mundësohet një hapësirë dhe rekuizitat e nevojshme që ta shprehin talentin e tyre.

Ne si hasjanë krenohemi me traditën e veçantë të furrëtarisë, por mund të shkëlqejmë edhe në plot fusha të tjera. Arsimi cilësor është çelësi.

Duke investuar sot në kushte më të mira për nxënësit tanë, ne investojmë në të një të ardhme më të ndritur për #Hasin.

160 ✅

20 ✅

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *