Kërcënoi babain, arrestohet djali nga Prizreni

Në Prizren është arrestuar një person pasi që i njëjti duke i kërkuar para e ka kanosur verbalisht babanë e tij, ka bërë të ditur policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh.

Me vendim të prokurorit pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Prizren 27.03.2021-18:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti duke i kërkuar para e ka kanosur verbalisht babain e tij viktimë mashkull kosovar. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.  Rasti vazhdon të hetohet.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *