Kërkonin lëmoshë me fëmijët e tyre, arrestohen gjashtë gra në tri komuna

Gjashtë gra lëmosh kërkuese janë arrestuar nga Policia e Kosovës në 24 orët e fundit.

Të njëjtat janë intervistuar në prani të prokurorit, e më pas janë liruar.

Arrestimet kanë ndodhur dy në Prishtinë, tri në Ferizaj e një në Prizren.

Më poshtë keni detajet e plota në lidhje me këtë aksion të policisë:

Prishtinë (NN) 29.10.2021 – 10:10. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi që e njëjta është hasur duke kërkuar lëmosh me fëmijën e saj.

E njëjta pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Rr. Adrian Krasniqi, Prishtinë (NN) 29.10.2021 – 12:35. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi që e njëjta është hasur duke kërkuar lëmosh me fëmijën e saj.  E njëjta pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Rr. Vëllëzërit Gërvalla, Ferizaj (NN) 29.10.2021 – 17:00. Është shoqëruar për intervistim e dyshuara femër shtetase e Shqipërisë pasi që e njëjta është hasur duke kërkuar lëmosh me fëmijën e saj. E njëjta është intervistuar dhe me vendim të prokurorit  është liruar në procedurë të rregullt.

Rr. Tahir Sinani, Ferizaj (NN) 28.10.2021 – 16:30. Është arrestuar e dyshuara femër shtetase e Shqipërisë, pasi që e njëjta është hasur duke kërkuar lëmosh me fëmijën e saj.  E njëjta është intervistuar dhe me vendim të prokurorit  është liruar në procedurë të rregullt.

Sheshi Dëshmorët e Kombit, Ferizaj (NN) 28.10.2021 – 15:00.

Është arrestuar e dyshuara femër shtetase e Shqipërisë, pasi që e njëjta është hasur duke kërkuar lëmosh me fëmijën e saj.  E njëjta është intervistuar dhe me vendim të prokurorit  është liruar në procedurë të rregullt.

Rr. Ekrem Rexha, Prizren 28.10.2021 – 18:45. Është arrestuar e dyshuara femër shtetase e Shqipërisë, pasi që e njëjta është hasur duke kërkuar lëmosh me fëmijën e saj. E njëjta është intervistuar dhe me vendim të prokurorit  është liruar në procedurë të rregullt

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *